Zbardhet vrasja në Shkodër/ Pas sherrit me të vëllanë, 24 vjeçari qëlloi sapo pa makinën e viktimës

Zbardhet vrasja e 33 vjeçarit në Shkodër, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në fshati Hot i Ri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:48 ndërsa në kërkim janë shpallur 5 persona. ”. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta 5 shtetas janë përfshirë në një konflikt të çastit, për motive të dobëta, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, me vëllanë e 33-vjeçarit. Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me makinë viktima Valter Fierza, ndërsa sapo ka parë automjetin shtetasi Klodian Mhilli, dyshohet se ka qëlluar disa herë, me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 33-vjeçarit, i cili për pasojë, mbeti i vrarë. Në kërkim janë autori 24 vjeçar Klodian Mhilli, dhe bashkëpunëtorët Aleksander Mhilli  23 vjeç, Paulo Mhilli 22 vjeç, Luçiano Mhilli 20 vjeç dhe Enton Dushaj 38 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”..

Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë (dyshohet në posedim të shtetasit K. M.) dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje. Vijojnë kërkimet intensive për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për gjetjen e armës me të cilën është kryer vrasja, si dhe vijojnë hetimet e thelluara për të individualizuar përgjegjësinë penale për këtë rast.