Zbardhet vrasja e shqiptarit në Itali, gruaja kishte kontaktuar dy vrasës me pagesë dhe vëllain e saj

Një histori e denjë për filma ajo e vrasjes së 49 vjeçarit shqiptar Petrit Caka në Itali. Babai I tre fëmijëve u vra në dhjetor të vitit të kaluar në shtëpinë e tij në Roça Priora, në Via Sassone. 

Por autoritetet italianë kanë arrestuar gruan e tij si organizatore të vrasjes së bashkëshortit.

Me ndihmën e vëllait të saj ajo kishte kontaktuar dy shqiptarë të tjerë të moshave 27 dhe 33 vjeç. Këta të fundit pritën derisa fëmijët e tij të iknin për në shkollë dhe u futën në shtëpi duke stisur një grabitje ndërsa qëlluan me thikë dhe mjete të forta Cakën.

Gruaja përfshiu vëllain e saj i cili “në shoqërinë e një bashkëpunëtor, arriti në aeroportin e Romës Fiumicino nga Shqipëria më 10 dhjetor 2022”. 

Tre ditë më vonë ata kryen edhe vrasjen, ndërsa i dyshimtë ishte fakti që dera e shtëpisë nuk ishte hapur me forcë dhe viktima kishte lënë të futej njërin prej autorëve që mund të ketë qenë vëllai i gruas.

Pas krimit dy prej autorëve janë arratisur nga Italia dhe janë kthyer në Shqipëri.