Më datë 10 mars do të mbahet seanca paraprake ndaj Mario Përlleshit, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani, ngjarje kjo e ndodhur në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë.
Dy 14 vjeçarët ishin konfliktuar në rrjete sociale dhe më pas fizikisht, ku Përlleshi qëlloi me thikë Canin duke i shkaktuar plagë që do t’i merrnin jetën.
Ngjarja tronditit të gjithë opinionin publik ku u kërkua edhe dorëheqja e Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Kujtojmë se disa protesta janë organizuar që prej vrasjes që ndodhi afër shkollës 9 vjeçare në Tiranë ndërsa kërkohet transparencë, kjo edhe pas deklaratave të shokut të Martinit, që mbeti i plagosur, i cili ka thënë se sherrin mes adoleshentëve ishin dy autorë. Ndërkohë policia ka thënë se është vetëm një, Mario Përlleshi.