Vrau 4 policë në 2009-ën, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës.

Por, në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.

Vendimi u kundërshtua nga Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda, e cila kërkon dënimin e Dajtit me burgim të përjetshëm.

Ndërkohe sot Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit duke lene ne fuqi denimim përjetë për Dritan Dajtin.