Kryeministri Rama është rreshtuar në listën e deputetëve që votuan pro për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt.
Menjëherë pas vendimit ai ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ku njoftin se pasditen e sotme do t’i drejtohet opinionit publik lidhur me këtë vendim.
“Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”, shkruan Rama.
Ky është reagimi i tij i parë lidhur me kërkesën për arrestimin e Ahmetajt. Që prej ditës së hënë kur u publikua lajmi për kërkesën e SPAK, Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për ish zëvendësin dh eish ministrin e tij.