Viti i ri akademik nis me protesta, studentët e Fakultetit Ekonomik kundër pedagogut Mirdaim Axhami që dhunoi kolegen

Ka nisur sot viti i ri akademik në Shqipëri, ku 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve.

Por ky vit akademik ka nisur me protesta në Fakultetin e Ekonomisë, pasi një pjesë e studentëve kanë bojkotuar mësimin për shkak se janë kundër pedagogut Mirdaim Axhami, i cili në muajin Korrik ka dhunuar kolegen e tij, Liljana Billën.

Ata thonë se ky pedagog nuk duhet të japë mësim dhe duhet përjashtuar nga fakulteti, ndaj do të protestojnë derisa të merret një vendim i tillë.

Ndërkohë, pjesa më  madhe e studentëve kanë vijuar normalisht mësimin, të papenguar nga studentët që kanë zgjedhur të protestojnë.