Viti 1984, në prag të vdekjes Enver Hoxha shfrynte kundër të arratisurve kosovarëve: Nuk i ushqejmë dot

Diktatori Enver Hoxha e kishte kompleks të madh Kosovën që në nisje të pushtetit të tij të dhunshëm. Nga viti 1944, ai ndihmoi Titon të eleminonte e vriste kundërshtarët në Kosovë, madje duke u përfshirë deri në masakrën e Tivarit ku u vranë mijëra shqiptarë të Kosovës.

Por një dokument i fundit i nxjerrë nga studiuesi Kastriot Dervishi zbulon Enver Hoxhën në mbledhjen e Byrosë Politike në vitin 1984, fare pak kohë para vdekjes së tij. Në mbledhje diskutohej çështja e kosovarëve të arratisur që kalonin kufirin në Shqipëri. Enver Hoxha jep urdhër që ata të mos strehohen dhe as të ushqehen.

“Ne nuk i ushqejmë dot, pastaj dhe nuk jemi të sigurtë çfarë njerëzish janë ata që vijnë. Ne nuk mund të bëjmë propagandër kundër Jugosllavisë me të arratisurit kosovarë”, thotë Enver Hoxha.