VIDEO- SKANDAL/ Kryebashkiaku socialist shan banorët që protestojnë për plehrat: O k*rva, nuk i dua votat tuaja

Kryebashkaikët socialsitë dhe skandalet po ecin gjithmonë e më shumë paralelisht me njëri tjetrin. Pas Safet Gjicit, tashmë është radha e kryebashkiakut të Divjakës Josif Gorreas që t‘i publikohet një video-skandal.

Këtë herë nuk është skandal-seksual, por ka të bëjë me një kryebashkiak që sillet si gangster me banorët e zonës që përrfaqëson. Disa qytetarë që po protestonin për plehrat e kanë telefonuar dhe i kanë folur për situatën, por përgjigja e tij ka qenë shumë e ashpër dhe me ofendime.

Video është publikuar nga deputeti demokrat Saimir Korreshi, ndërkohë q po bën xhiron e rrjetit. Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë reagim nga kryeministri Rama apo Erion Bracce, deputeti që e ka mbështetur shumë këtë kryebashkiak.

Biseda në video:

Qytetari: O kryetar, tani këta kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen, por vetëm të mos derdhen
Kryetari: I thuaj atyre të ikin dhe t’i kishte bërë protestat para 10 vjetësh ai Like k*rva. Para 10 vjetësh t’i kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua p*rdhë
Qytetarët: Kujt i thua k*rvë, ti ke marrë vota nga ne o maskara
Kryetari: Nuk i dua votat e tua
Qytetari: Po ka më k*rvë nga ty, që pi drogë. Po ç’a kujton, elektoratin tënd o psikopat
Kryetari: Nuk i dua votat e tua, protestën duhet ta kishe bërë si njeri, protestën shko bëje me shokun tënd se me mua nuk ke shanse ti.
Qytetari: Ke filluar po bie plehra edhe nga Fieri