Operacion antidrogë në Elbasan, ekzekutohen disa urdhër-arreste! Kontrolle në disa banesa

Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Burime për mediat bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar 10 persona, 5 të tjerë janë në kërkim, ndërsa më herët janë arrestuar 8.

Sipas informacioneve paraprake, në kuadër të operacionit, po kryhen kontrolle në Prrenjas, Librazhd e Elbasan si dhe në disa bashki të tjera të qarkut.

Operacioni është ende në vijim dhe detaje të tjera pritet të dalin në vazhdim