Policia e Lezhës ka njoftuar sot se ka djegur në total 1844 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të ndryshme të qarkut.
Zbulimet e parcelave u bënë nga kontrollet me dron të policisë Mirditë, Lezhë dhe Kurbin.
Sipas njoftimit në fshatrat Troshan, Fregeb dhe Rras i Butë të Lezhës u gjetën 1061 bimë kanabisi.
Në fshatrat Alk dhe Shkopet të rrethit Kurbin u gjetën 412 rrënjë kanabis dhe në fshatin Shëngjergj të Mirditës u gjetën 371 bimë të tjera.
Policia njofton se po vijon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e këtyre veprimtarive.