Nw njw konferencw pwr mediat njw ditw pas pwrjashtimit nga Grupi Parlamentar i Partisw Socialiste, Elisa Spiropali ka kritikuar hapur përqendrimin e pushtetit në duart e një personi të vetëm.
Pa e përmendur drejtpërdrejt Edi Ramën, Spiropali i drejtoi kritikat ndaj kryeministrit, duke e lidhur centralizimin e pushtetit me pakënaqësinë që çoi në protestën e “Flamingove”.
Ajo u shpreh se qëndrimet e saj nuk kanë ardhur si pasojë e interesave personale, por e bindjes se liria dhe balanca e pushtetit duhet të mbrohen. Spiropali tha gjithashtu se e konsideron si një lloj dekorate faktin që është cilësuar ndër personat e përjashtuar nga sistemi.
“Jo se nuk kam përgjegjësitë e mia në centralizimin e pushtetit te dora e një njeriu. Kjo është problematika që nxori në rrugë ata që u quajtën Flamingo. Ishte nevoja e brendshme për të mbrojtur lirinë”, deklaroi Spiropali.
“Shqipëria është e të gjithëve, jo atyre që kanë pushtetin politik. Në momentin kur janë mbajtur qëndrime jo personale, se të qe për komoditet di ta bëj atë, se na e ka mësuar koha. Në atë kohë u ngritën shumë vetulla se nga buronte kjo. Unë e mbaj si dekoratë që janë nga të përjashtuarat e sistemit. Jo se nuk kam përgjegjësitë e mia, në centralizimin e pushtetit te dora e një njeriu. Kjo është problematika që nxori në rrugë ata që u quajtën Flamingo. Ishte nevoja e brendshme për të mbrojtur lirinë. E ka treguar se mund ti kesh të gjitha, por e ka treguar historia se pushtet nuk mbahen nga muret, por nga besimi.”, tha ajo.