Vrasja e Santiago Malkos/ GJKKO e shpalli të pafajshëm, Apeli dënon me 28 vite burg Erlis Dukën

Apeli i Posaçëm ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, për vrasjen e Santiago Malkos, teksa më herët ai ishte shpallur i pafajshëm nga GJKKO.

Për të dënuarit e tjerë është lënë në fuqi vendimi i shkallës së parë me 130 vite burg. Mes tyre edhe vëllai i Erlis Dukës, Leonard Duka, i cili u dënua me 30 vite burg për ngjarjen e ndodhur në 2019-ën.

Ndërkohë u dha dënimi me 25 vite burg për Fatmir Hysenin, Aleksandër Manxhakun, Dritan Agën, Blendi Tetën dhe Oltian Logën.

Santiago Malko u ekzekutua në 27 Gusht 2019 me breshëri plumbash në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. AI ishte larguar nga puna si polic pasi u arrestua për shkak të një sherri për lojërat e fatit.

Malko njihej si një nga miqtë më të afërt të Ervis Martinajt dhe dyshohej si i përfshirë në disa ngjarje kriminale.