Vëllezërit Durim dhe Valter Bami shoqërohen në policinë e Dubait

Shoqërohen në policinë e Dubait Durim dhe Valter Bami. Burime jo zyrtare thanë se është ndaluar me iniciativë Durim Bami, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata e Posaçme.

Burime bëjnë me dije se Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në ditët e fundit për vendqëndrimin e dy vëllezërve në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët dyshohet se janë gjetur.

Aktualisht, me vendim të SPAK, në kërkim rezulton Durim Bami, në kuadër të operacionit “Revanshi”, ku u goditën disa grupe kriminale. Anëtarët e shtatë bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj.

Sipas dosjes së SPAK, Durim Bami akuzohet se ka siguruar kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xheçukën dhe Erigers Mihasin, si dhe rezultonte i përfshirë në kultivimin e kanabisit në Tapizë të Niklës. Nga ana tjetër, po sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Durim dhe Valter Bami ishin në ndjekje nga 16 persona të tjerë të cilët kërkonin për t’i vrarë.