Vdes i moshuari në Durrës, u përplas nga një makinë me targa të huaja

Një aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Plepa Shkozet ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit 78 vjec dhe i identifikuar si shtetasu me inicialet Z.K ka humbur jetën për shkak të plagëve që ka marrë.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K,  ka humbur.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive  për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.