“Uleni zërin, kujt i bërtisni?” Debat në Komisionin hetimor të Shëndetësisë, opozita kërkon përjashtimin e Milva Ekonomit

Në Kryesinë e Kuvendit është mbajtur sot Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, mbledhje e cila është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Kjo pasi opozita prentendon se anëtarja socialiste Milva Ekonomi është në konflikt interesi, sepse ka qenë drejtoreshë dhe është audituar nga KLSH për koncesionin e sterilizimit.

Ekonomi u shpreh se nuk ka firmosur kontratën koncesionare, por kontratën e financimit.

Por gjithsesi me votat e mazhorancës është rrëzuar kërkesa që Ekonomi të mos marrë pjesë në dy seanca për shkak të konfliktit të interesit.

Kjo kërkesë është shoqëruar me debate dhe është rrëzuar me votat e Partisë Socialiste.

Debati:

Për aq kohë sa ne do të marrim në pyetje anëtarët e KLSH që kanë audituar dhe u del emri edhe në raport dhe një nga anëtaret e komisionit, a do të duhet të qëndrojë anëtarja e komisionit dhe të marrë në pyetje ata që e kanë audituar kur ka qenë drejtoreshë e fondet? A ka një konflikt interesi këtu? A duhet ta lejojmë dhe anëtarja e ndjehet komode të qëndrojë dhe merr në pyetje ata që dikur e kanë audituar. Nëse do të qëndrojë të merret një vendim dhe për çështje kuorumi, në mënyrë që gjetjet dhe pyetjet që do të bëjmë të mos kenë problematike për shkak të kësaj rrethane. PD e ka ngritur më përpara dhe nga diskutimet që bëmë këtu do të ngrihej ideja e konfliktit të interesit, dhe ky është rasti, Milva Ekononmi.

Ndreca: Më vjen keq që vijon të ngrihet një pretendim që mendoja se e kishim kaluar si argument. Ju ngatërroni konceptin e konfliktit të interesit me paanshmërinë. Zonja Ikonomi ka ushtruar një detyrë publike, ashtu si ka ushtruar dhe audituesit, siç është KLSH.. Nuk ka asnjë konflikt interesit. Nëse flasim për paanshmëri, ne nuk jemi magjistratë.

Ekonomi: Nuk ka asnjë konflikt interesi, nuk ekziston pasi fillon kur merr detyrën e deputetit, unë e kam marrë më pas. Nuk kanë qenë në proces të formimit të kontratës koncesionare, kam qenë në nënshkrimin e kontratës për financimin që është komplet detyruese, nuk lidhet me hartimin e kontratës. Nuk kam konflikt interesi sipas rregullores së Kuvendit në momentin që hartohet raporti përfundimtar, ky komision do të vendosi si do t’i trajtojë çështjet. Këto janë tre çështje që unë i kam diskutiuar me shërbimet e monitorimit dhe jua sjell ju në Kuvend.

Vokshi: Jemi këtu për të hetuar kontratën dhe këtu jemi për të hetuar. Thoni nuk kam konflikt interesi, sepse kam qenë drejtoreshë dhe kam firmosur kontratën, ndërkohë që KLSH ka bërë rekomandime për ndryshimin e kontratës.

Ekonomi: Unë nuk kam firmosur kontratën, kam firmosur kontratën e financierit. Nuk kam qenë në procesin e zgjedhjes që i është bërë kompanive apo gjithë procesit.

Ndreca: Mos i bëhet gjyqi anëtares.

Vokshi: S’ka lidhje. Ka qenë drejtuese. Nuk po i bëhet gjyq, mos e ngri zërin sepse Milva Ekonomi mbrohet vetë. Mos ndërhy.

Ndreca: Ndërhyj sepse po e tejkalon atë që e ke detyrim. Po e kthen në gjyq.

Vokshi: Uleni zërin, kujt i bërtisni.

Koçi: Vazhdo aty.

Vokshi: E para me etikë zoti Koçi, sepse nuk i drejtohesh dot kryetares së komisionit dhe asnjë komisioni në këtë mënyrë. Përderisa është hapur një çështje për procedurë, do të ezaurohet.