U vetëplagos me armë gjahu ndërron jetë 35 vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 35 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u vetëplagos me armë gjahu.

Polici bën me dije se viktima është O.Sh, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 08:45, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij shtetasi O. Sh., rreth 35 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokuroria e Durrësit, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.