U arrestua pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, Gjykata e Korçës liron nga burgu Kevi Muçollarin

Gjykata e Korçës ka liruar nga nga burgu Kevi Muçollarin, i cili u arrestua dy dite më parë pasi u përfshi në një konflikt ne një prej anëtarëve të Këshillit Bashkian në Bashkinë e Pogradecit.

Në seancën e mbajtur këtë të enjte, Gjykata e Korçës e ka cilësuar arrestimin e tij si të paligjshëm, duke vendosur lirimin e tij nga qelia.

Sherri mes tyre nisi pas miratimit të listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë, që mund të jepen me qira. Sipas dëshmitarëve, këshilltari Engjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej përfaqësuesve të banorëve të Çërravës.

Pas incidentit, Kevi Muçllari foli për mediat, duke sqaruar se momenti i acarimit erdhi pas miratimit të vendimit dhe se ata u kërcënuan nga këshilltari Engjëll Shyti.