Tragjedi në brigjet greke, mbytet anija me 400 emigrantë në bord

Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Greqisë ditën e sotme, ku një anije me rreth 400 emigrantë është mbytur. Mësohet se deri tani janë gjetur 59 trupa të pajetë.

Sipas medias greke Protothema,varka udhëtoi për pesë ditë para se të gjendej në pjesën më të thellë të Mesdheut, 47 milje detare në jugperëndim të Pylos. Ajo u mbyt në rrethana të paqarta.

Numri i të vdekurve po rritet me shpejtësi dhe frika shtohet me kalimin e orëve.

Sipas informacioneve, emigrantët, 104 prej të cilëve janë shpëtuar nuk kishin jelek shpëtimi. Emigrantët ishin nga Afganistani, Pakistani, Siria dhe Palestina. Anija e cila ishte nisur nga Tobruku i Libisë, ka lundruar për pesë ditë në mot të mirë derisa ka arritur në pikën ku është fundosur.