Tjetër incident me Joe Biden, presidenti “ngrin” sërish në skenë, Barack Obama e tërheq nga krahu

Presidenti i SHBA Joe Biden, ka ngjallur kohët e fundit thashetheme mbi mënyrën se si ai qëndron në skenë, që kur ka filluar fushatën.

Së fundmi ai ishte në një event në Los Anxhelos, kur në një moment duket sikur ka ngrirë dhe u desh që ta tërhiqte ish presidenti Barack Obama, që ata të largoheshin së bashku.

Momenti i sikletshëm ndodhi pasi Joe Biden dhe  Barack Obama dhanë për një intervistë 45-minutëshe me prezantuesin e famshëm Jimmy Kimmel.

Ndërsa Biden dhe Obama po qëndronin në skenë dhe po përshëndesnin publikun, Biden u duket sikur “humbi” para audiencës, derisa ish-presidenti amerikan e mori për dore dhe e largoi nga skena. Megjithatë, ky incident nuk është i pari pasi janë regjistruar disa momente në të cilat Biden shfaqet i trullosur ose i hutuar, si për shembull rasti në Samitin e G7 në Pulia, Itali.

Në këtë ngjarje, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndërhyri dhe butësisht e kapi dorën e Biden dhe e çoi atë pranë liderëve të tjerë për të realizuar një foto në grup.

Në rrjet ka nisur një teori konspiracioni që thotë se Biden që shfaqet nuk është në fakt njeri por një robot që zëvendëson presidentin 81 vjeçar.