Tiranë, 13 vjeçarja dhe e motra shantazhoheshin në rrjetet sociale, e pëson i riu nga Durrësi

Një e mitur 13 vjeçare në Tiranë së bashku me motrën e saj janë shantazhuar nga një person në rrjetet sociale. Rasti është bërë publik nga kreu i policisë së Tiranës Tonin Vocaj, i cili doli në një komunikim për mediat mbi luftën ndaj krimit kibernetik.

Vocaj tha se e mitura është larguar nga banesa nga frika e shantazhit.

Sipas policisë, pas një pune kërkimore, është arrestuar një shtetas 21-vjeçar Hajrullah Kamani, banues në Durrës. Ndërsa, më pas e mitura është gjetur dhe është kthyer në banesë. Vocaj theksoi se Policia e Shtetit vijon punën për luftën ndaj krimit kibernetik.

 “Një vajzë në Tiranë ka denoncuar ka thënë se bashkë me motrën e mitur është përndjekur nga një person, që përdorte adresë false. Si rrjedhojë, motra e vogël 13-vjeçare është largua nga banesa. Në pranga ra Hajrullah Kanani. Gjithashtu u gjet edhe 13-vjeçarja, e cila ishte larguar nga familja më parë”, tha kreu i policisë së Tiranës.