Jordan B.Perterson është një profesor kontravers kanadez dhe një intelektual me ndikim në botë. Peterson numëron më shumë me 7 milionë ndjekës në Youtube. Qëndrimet e tij publike kanë shkaktuar jo pak reagime nga palet e tjera debatuese, kryesisht ato liberale apo të majta. Ai ka një këndvështrim ndryshe mbi regjimet totalitare që bota kaloi në shekullin e kaluar. Peterson, në disa dalje të tij, e cilëson Shqipërinë si më të vuajturën nga regjimet komuniste të Europës Lindore.
Kohën e fundit ai vizitoi Shqipërinë dhe në llogarinë tij të Instagramit gjendet një postim i qershorit të vitit 2022 ku ai ka ndarë në rrjet disa foto nga sitet e diktaturës që ndodhen në vendin tonë.
Krahas fotove Peterson shkruan :
Komunizmi “por jo i vërtetë” në Shqipëri. Kur do ta kuptojmë se kjo doktrinë e tmerrshme nuk është më e falshme se nazizmi? Shqipëria: Bunkart 2. Më mizori, barbari dhe paranojaku i regjimeve komuniste. Dhe kjo tregon diçka. (Muzeu Shqiptar i Gjetheve: Memorial i Aparatit të Sigurimit të Shtetit)
Në librin e përshtypjeve ai la këtë fjali domethënëse; “Ti nuk mund të kujtosh atë që refuzon të kuptosh”.
Në një nga video e postuara në kanalin e tij në YouTube, ai shprehet I tronditur nga diktatura komuniste në Shqipëri.
“Shqipëria. Për ta ditur, ky vend i vogël ishte ndoshta më i vuajturi gjatë periudhës sovjetike. Kjo në termat e diktaturës dhe shtypjes. Dhe kjo ishte një garë e vështirë për tu fituar. Shqipëria u sundua nga struktura diktatoriale që ndëshkonin në mënyrë brutale, përgjatë gjithë kohës deri në rënien e diktaturave në 1989. Sa për ta ilustruar sa rëndë ishte, pothuaj të gjithë spiunonin njëri tjetrin në Shqipëri. Vendi është i mbushur me tunele që u bënë nga diktatori paranojak i cili këmbëngulte se Shqipëria ishte qendra e botës. Dhe se besonin se shiheshin me xhelozi nga gjithë bota që bërtisnin se nuk mundeshin të vijin e të jetonin në Shqipëri. Përtej të besueshmes, por megjithatë ndodhi.”, tha Peterson.





