Tentuan t’i vidhnin paratë nga xhepi një të moshuari, arrestohen dy burra në Berat

Dy burra janë vënë në pranga nga policia e Beratit, pasi tentuan t’i vidhnin paratë nga xhepi një të moshuari.

Mësohet se shtetasit e arrestuar janë, Klodjan Yzi, 41 vjeç dhe Altin Brushi, 50 vjeç.

Sipas policisë dy të arrestuarit janë dënuar edhe më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

Berat

Tentuan t’i vidhnin paratë nga xhepi, një shtetasi të moshuar, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bën të mundur arrestimin në flagrancë të 2 autorëve.

Të 2 të arrestuarit, të dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë patrullimeve 24/7, për të parandaluar paligjshmëritë dhe për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë konstatuar se 2 shtetas po tentonin t’i vidhnin një shumë parash, nga xhepi, një shtetasi të moshuar.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme janë vënë në pranga autorët e rastit, shtetasit K. Y., 41 vjeç dhe A. B., 50 vjeç, të dy banues në Berat.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.