Ndryshime në radhët e uniformave blu, pas emërimit të Skendër Hitës në krye të Policisë së Shtetit.
Burime për mediaj bëjnë me dije se është larguar nga detyra shefi i Krimit Ekonomik, Kreshnik Alimadhi, ndërsa në vend të tij është emëruar Artenis Merkaj.
Ndërkohë, lëvizje ka pasur edhe në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë. Është larguar nga detyra shefi i Rrugores, Nertian Buzi, ndërsa në këtë post është komanduar Lusjan Zeqaj.
Pas largimit nga detyra, Buzi është transferuar në Pukë.
Po ashtu edhe komandanti i trafikut në Tiranë, Joan Trungu, është transferuar, duke u emëruar shef i “Shigjetave” në Tiranë.