Tentuan ta ekzekutonin afër shtëpisë, ky është shqiptari i plagosur në Greqi, kishte qenë i arrestuar për trafik droge

Detaje të reja janë mësuar ndaj atentatit që iu bë një shqiptari mbrëmjen e djeshme në Greqi.

Mësohet se i plagosur ka mbetur 43-vjeçari Emil Backa, i cili u qëllua tre herë me armë zjarri nga një person, teksa ndodhej afër banesës së tij në zonën Ahaja, 25 km në perëndim të Patrës.

Autori teksa ndodhej në makinën “Citroen”, me xhama të zinj, iu afrua vetëm pak metra larg banesës së tij dhe qëlloi të paktën 3 herë, me një pistoletë 9mm, ndaj shqiptarit. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sa i takon motiveve të ngjarjes, po hetohet pista e luftës mes bandave të drogës, pasi viktima ka precedent penal për trafik droge.

Ai ishtë liruar nga burgu i Koridhalosit, ku mbahej për trafik narkotikësh, në mars të 2023 dhe dyshohet se ende vazhdon trafikun e narkotikëve në zonë.