Taulant Balla betohet si ministër i Brendshëm para presidentit Bajram Begaj

Taulant Balla u betua ditën e sotme si Ministër i Brendshëm në Presidencë, para presidentit Bajram Begaj.

Ceremonia e betimit u mbajt sot në orën 11:00. Taulant Balla është i pesti në radhë, i cili do të mbajë këtë post në qeverinë e Edi Ramës që prej 2013.

Balla u emërua Ministër i Brendshëm pak ditë më parë, pas shkarkimit të Bledi Çuçit.

Ndryshimet në kupolën drejtuese të këtij dikasteri erdhën pas dy ngjarjeve të njëpasnjëshme në Krujë, konkretisht masakrës në Larushkë dhe dhunës së pjesëtarëve të fisit Rraja në Krujë.