Sylvinho surprizon me listën paraprake, këta janë lojtarët që do të na përfaqësojnë në EURO 2024

Trajneri Sylvinho ka publikuar listën paraprake me 27 lojtarë, të cilët pritet të na përfaqësojnë në Kampionatin Europian që zhvillohet në Gjermani.

Një listë e mbushur me surpriza, pasi janë lënë jashtë emra të rëndësishëm si Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni, Keidi Bare dhe Arbnor Muja.

Në portë janë thirrur 4 portierë, me njërin prej tyre që do të lihet jashtë në përfundim të fazës përgatitore, për të ulur në 26 numrin e futbollistëve në EURO 2024, aq sa e lejon edhe rregullorja.

Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Simon SImoni janë të gatshëm për të mbrojtur katërkëndëshin tonë, teksa ky i fundit duket më në rrezik për t’u hequr nga lista.

Në mbrojtje nuk ka patur asnjë surprizë, pasi të gjithë janë emra të provuar nga Sylvinho. Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj, janë emrat e thirrur nga Sylvinho në repartin difensiv.

Në mesfushë surpriza është Amir Abrashi, i cili ka rigjetur formën e mirë në Zvicër dhe ka bërë që Sylvinho t’i besojë një vend për Europianin e dytë të karrierës së tij.

Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani, janë emrat e mesfushës kuqezi.

Në sulm do të ketë dy mungesa të mëdha, Sokol Cikalleshi, i cili nuk ka arritur të bindë Sylvinhon, por edhe Myrto Uzuni, që pavarësisht se ishte golashënuesi i Granadës në Spanjë, nuk arriti të merrete ftesën e trajnerit të kuqezinjve.

Dy zgjehdje të çuditshme të brazilianit, që në vend të tyre ka thittur Arbër Hoxhën dhe rey Manajn, me këtë të fundit që ka shpërthyer në sezonin që lamë pas, duke mbajtur Sivasporin në Superligën turke me golat e tij.

Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rei Manaj Manaj, Taulant Seferi, janë emrat e thirrur për repartin ofensiv të Kombëtares.

Lista e plotë:

PORTIERË: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon SImoni

MBROJTËS: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj

MESFUSHORË: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani

SULMUES: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rei Manaj Manaj, Taulant Seferi.