Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se është i gatshëm t’i përgjigjet çdo lloj hetimi nga SPAK.
Duke folur për çështjen e Ahmetajt para mediave, Berisha tha se Prokuroria e Posaçme nuk e ka thirrur asnjëherë për ndonjë çështje.
Berisha tha se është i gatshëm që të shkojë nëse do e kërkojnë, pasi nuk e mohon asnjëherë të drejtën e hetimit, por sipas tij “ata bëjnë politikë”.
“Nuk jam thirrur asnjëherë, jam i gatshëm të përgjigjem për çdo vendim nga viti 90 deri më sot pa asnjë lloj hezitimi.
Sa herë më kanë thirrur prokurori të tjera kam shkuar dhe shkoj, nuk e mohoj asnjëherë të drejtën e hetimit, por ata bëjnë politikë dhe ushqejnë gazetarët. Se aty ka kriminelë me damkë publike”, tha Berisha.