SKANDAL/ Presidenti Bajram Begaj dërgon në Kuvend dekretin ANTI-KUSHTETUES

Dekretimi i ligjeve duket të jetë sërish një problem për Presidentin Bajram Begaj, i cili pasi “harroi” të dekretonte ligjin për studentët e mjekësisë dhe kanabisin mjekësor, këtë herë ka bërë një dekretim anti-kushtetues.

Presidenti ka dekretuar si Ministër të Financave Ervin Meten, por në momentin e dekretimit, ky i fundit ka qenë ende në pozicionin si drejtor i AMF-së, ndaj dekreti i kreut të shtetit është në kundërshtim të plotë me ligjin.

Këtë shkelje të Kushtetutës e ka komunikuar në Kuvend deputeti demokrat Gazment Bardhi, pasi deputetët e mazhorancës votuan pro emërimit të Metes si ministër. Por sipas tij, këta deputetë kanë votuar një dekret anti-kushtetues, për fajin e vetëm të Presidentit të Republikës.

“Presidenti i Republikës ka dekretuar në pozicionin e ministrit një zyrtar publik që nuk mund të emërohej për shkak të ushtrimit të një pozicioni tjetër publik. Shkarkimi i zotit Ervin Mete nga pozicioni që mbante në AMF, është bërë ditën e së hënës, pasi Presidenti kishte bërë dekretimin e tij si ministër. Duhej t’i kujtonit Presidentit se ka sjellë në Kuvend një dekret në kundërshtim të Kushtetutës. Kjo tregon se Presidenti ka bërë një dekretim pa kryer as verifikimim formal të mbushjes së kritereve nga anëtarët e Këshillit të Ministrave”, tha Bardhi.