Në Ditën e Punëtorëve, Unioni i Sindikatave ka dalë në protestë para ministrisë së Ekonomisë, duke kërkuar paga më të larta dhe siguri në punë.
Ata kërkuan paga më të larta dhe siguri në punë, duke u ndaluar edhe te numri i aksidenteve në punë, shpesh here edhe fatale. Mes të tjerash, përveç ngritjes së një ministrie të posaçme pune, qytetarët kërkojnë gjithashtu dhe miratimin e një minimumi jetik dinjitoz.
“Sot nuk do të themi fjalë të bukura, por do të kërkojmë të drejtat tona, të drejtat e punëtorëve. Mblidhemi jo vetëm për të kujtuar historinë e 1 majit, por për të kërkuar të ardhmen që meritojmë. Është thirrje për drejtësi, barazi, për të drejta në punë. Sot është rritur numri i vdekjeve në vendin e punës me 45% krahasuar me një vit më parë.
Është dyfishuar numri i aksidenteve në punë. Institucionet përgjegjësve nuk bëjnë kontrolle reale. Duhet të ketë një ministri Pune, veçanërisht për punëtorët. 1 maji është protestë, jo festë. Jo vdekje në punë. Duam siguri. Duhet të miratohet në parlament minimumi jetik”, tha ndër të tjera Kondi Lija, drejtor i Unionit të Sindikatave të Shqipërisë.