Elton Qyno
Teksa prokuroria e posaçme SPAK, arrestoi katër ditë më parë ish-kryetarin e Bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci, se kishte ndërtuar një rrugë rrurale në një zonë Pyjore me fondet e komunitetit, një rast i ngjashëm do përfundojë në dyert e SPAK dhe që mund të ketë arrestime.
Tuci, momentalisht po qëndron në burg, pasi prokuroria pretedon se në cilësinë e kryebashkiakut, ka miratuar një leje për ndërtimin e rrugës me fondet private të komunitetit.
Por pararelisht me këtë rast, është rregjistruar e njëjta procedurë dhe në bashkinë e Kuçovës. Kryebashkiaku i këtij qyteti Kreshnik Hajdari, ka shtruar rrugën me çakull, duke përdorur fondet private të komunitetit.
Praktika e kryerjes së punimeve ka ndodhur në fshatin Frashër të Kuçovës, ku Kreshnik Hajdari ka pranuar të marë fondet e komunitetit të zonës, dhe më pas ka filluar punimet me puntorët e bashkisë, mbi një rrugë që nuk ka përfunduar. Një praktikë e tillë ccoi në pranga ish-kryetari e Bashkisë Fushë-Arrëz dhe që tashmë dhe dy persona të tjerë.
“…Fëmijët tanë jetojnë jashtë shtetit, shumica prej tyre në Angli,dhe dy vite më parë kur erdhën shkuan në bashki për ndërtimin e rrugës me fondet e tyre. Për këtë rrugë që su bë kurrë janë paguar 15 mijë Paund, rreth 20 milion lekë në bashkinë e Kuçovës. Ne se dimë në çfarë zyre u dhanë lekët e fëmijëve, por ajo që dimë është që i çuan në bashki. Pas kësaj erdhën disa punëtorë të një firme, që vetëm gërmuan disa ditë dhe ikën…”-pohojnë banorët.
Ndërsa një tjetër banore shprehet se: “…E lanë rrugën…erdhi deri këtu e lan. Dolëm dhe i thamë: pse e le rrugën…?. Ndërsa ai tha: “…mbaroi fondi, kaq qe…”.
“…rrugës i janë dhënë 15 paund, i kanë dhënë ccunat. Janë tre ccuna, nga 5 mijë paund kanë dhënë dhe rrugën e kanë bërë copë-copë. Lekët ja kanë dhënë bashkisë, se puntorët e bashkisë erdhën e shtruan…”-ka treguar një banore e fshatit Frashër.
Rruga ekzistuese, është ndërtuar që në peridhën e komunizmit, por për shkak të amortizimit qe shkatërruar nga gropat e rrëshkitje në disa vende.
Banorët në përditësi shfaqnin vështirësi në kalueshmëri të mjeteve si në dimër ashtu edhe në verë. Banorët e fshatit Frashër akuzojnë bashkinë e Kuçovës për vjedhjen e rreth 20 milion lekëve, kontribut financiar që u mblodh nga banorët për rregullimin e rrugës dhe sërisht asgjë nuk u përmirësua dhe nuk u mësua se ku shkoi investimi i tyre për rrugën.
Pritet që në ditët në vijim, banorët ti drejtohen prokurorisë së Posaçme SPAK, me një kallëzim penal për “Shpërdorim detyre”, kundër kryetarit aktual të bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari.
Te ngjashme
/ 7 orë Më Parë