Shkrumbohen tre automjete në Vlorë, pronari i njërës prej tyre: Punoj në ndërtim, se di kush mund ta ketë bërë

Dy makina janë shkrumbuar tërësisht ndërsa një e tretë është djegur pjesëriësht në qytetin e Vlorës.

Zjarri është konstatuar rreth orës 04:55 të mëngjesit dhe janë njoftuar forcat zjarrfikëse.

Kur mbërritën në lagjen Pavarësia, zjarrfikësit kanë konstatuar se nga flakët ishin përfshirë dy mjete ndërsa rrezikoheshin shumë të tjera të parkuara njëra pas tjetrës.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Sakaq pronari i njërës prej makinave të djegura Nerizan Hoxha ka thënë për mediat se nuk dyshon tek asnjë person dhe se nuk e di pse ia kanë bërë këtë gjë.

“Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin”, tha ai.