Këtë të hënë u mbajt në Tiranë Konferenca e ish-Studentëve Europianë të Akademisë së FBI-së.
Kreu i SPAK, Klodian Braho gjatë fjalës së tij u shpreh se bashkëpunimi më ndërkombëtarët mbetet një prioritet për institucionin që drejton.
Braho nënvizoi se bashkëpunimi ndërkombëtar ka ndihmuar në goditjen ndaj krimit të organizuar.
“Për SPAK, bashkëpunimi ndërkombëtar është çështje prioritare për ne. Është shumë e rëndësishme që të njohësh institucionin që drejton. Përvoja e përbashkët në Akademinë e FBI-së bën që të jemi më profesionalë në punën e përditshme. Bashkëpuni i ndërkombëtar ka ndihmuar në goditjen ndaj krimit të organizuar. Një informacion që vjen nga Shqipëria mund të ndihmojë në vendet tuaja dhe e anasjellta. Falënderoj partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin me SPAK”, tha ai.
Ndërsa, Joni Keta, kreu i BKH-së vlerësoi se krimi i organizuar po ndryshon vazhdimisht e andaj FBI ka ndihmuar shumë autoritetet në Shqipëri që të përshtaten me realitetin e ri.
“Krimi i organizuar po ndryshon vazhdimisht, teksa po përdor forma të zhvilluara të lëvizjes së parasë jashtë vendit. Akademia Kombëtare e FBI-së ka kontribuar shumë tek Policia dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Ne po zhvillojmë përpjekje të vazhdueshme për të luftuar krimin trans-nacional”, u shpreh Keta.