SHBA reagon pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇJ-së: Të respektohet aktgjykimi, të shmanget përshkallëzimi

Uashingtoni ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përmes një deklarate për Radion Evropa e Lirë, një përfaqësues i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara e njohin dhe respektojnë vendimin e shpallur nga gjykata.

Në reagimin e saj, SHBA-ja nënvizoi rëndësinë që i kushton drejtësisë, përgjegjshmërisë institucionale dhe respektimit të shtetit ligjor.

Uashingtoni u bëri thirrje aktorëve politikë dhe palëve të përfshira që të tregojnë përmbajtje pas aktgjykimit, duke shmangur deklaratat që mund të tensionojnë më tej situatën.

Sipas Departamentit të Shtetit, të gjitha palët duhet ta pranojnë vendimin e gjykatës dhe të përqendrohen në ruajtjen e një klime paqësore e demokratike.