Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë e cila shqiptoi sot dënimet ndaj ish-drejtuesive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi me 81 vite burg në total.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj thotë se vendimi i Hagës është shokues dhe thellësisht i padrejtë.
Duke nënvizuar se kjo e sotmja do të mbetet një ditë e rëndë për shqiptarët, kreu i Mundësia nënvizon se lufta e Kosovës ishte për liri dhe asnjë vendim gjykate nuk mund të përmbysë historinë e shqiptarëve dhe të vërtetën e tyre.
“Shqiptarët do dinë të ringrihen edhe pas kësaj”, thekson Shehaj.
Postimi i plotë
Sot është një ditë e rëndë për shqiptarët. Një vendim shokues dhe thellësisht i padrejtë u dha nga Haga.
Lufta e Kosovës ishte luftë për liri. Asnjë vendim gjykate nuk mund të përmbysë historinë, të vërtetën e shqiptarëve. Shqiptarët do dinë të ringrihen edhe pas kësaj.