SHBA dhe BE kundër ndalimit të dinarit, Kosova mbrohet te Kushtetuta

Bashkimi Europian ka shprehur kritika rreth vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që ndaloi përdorimin e dinarit brenda republikës.

“Presim që Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet e pakoordinuara, të cilat nuk shkojnë në frymën e normalizimit të marrëdhënieve dhe që mund të kenë një ndikim negativ në stabilitetin në terren” deklaroi zëdhënësi i BE Peter Stano.

Pas kritikave te BE ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit duke u shprehur se Kosova duhet të japë më shumë kohë dhe të me bisedoje me grupet e interesit që preken nga ky vendim. DASH thekson se edhe Serbia “ka të drejtë të ofrojë ndihmë financiare për anëtarët e komunitetit etnik serb në Kosovë”, sipas ligjeve në fuqi,

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha që Kushtetuta duhet të zbatohet në tërësi.

“Kushtetuta, ose është e shenjtë dhe duhet të zbatohet, ose pastaj bëjmë “përzgjedhjen më të favorshme”. Nëse duhet të bëjmë, “përzgjedhjen më të favorshme”, po e bëjmë ne. Nëse duhet të zbatohet, atëherë insistoni që të zbatohet në të gjitha rastet”, ka thënë ai.

Kujtojmë së disa ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës, ka miratuar një rregullore, sipas të cilës euro do të jetë monedha e vetme për kryerjen e transaksioneve nga data 1 maj.