Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë pas sekuestros që vendosi SPAK mbi inceneratorin e Tiranës.
Ai thotë se hetimet e SPAK janë të mirëpritura, por shton se do të vazhdojë punën pa u ndlaur për Tiranën, që sipas tij sot është një pasqyrë pastërtie si rezultat i transformimit të Sharrës.
“Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik.
Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes”, shkruan Veliaj.
Kujtojmë se SPAK ka vënën nën hetim edhe Bashkinë e Tiranës, teksa e sekuestroi inceneratorin pasi raportet treguan që pronarët e vërtet ishin Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të shpallur në kërkim nga drejtësia.