Sarandë, turistët italianë përfshihen sërish në aksident

Një 19-vjeçar i identifikuar si Orest Zhgabi, ka përplasur dy turistë italianë, 27-vjeçarin Giorgio Vania dhe 25-vjeçaren Maria Pedroni.

Turistët po udhëtonin me një motomjet “Dayang”, u përplasën nga automjeti tip “Volkswagen”.  

Aksidenti u shënua rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Sarandë – Syri i Kaltër”, në vendin e quajtur “Bistricë”.Fatmirësisht, gjendja e tyre nuk paraqitet e rënduar. 

Ky aksident pason atë të 24 gushtit, ku 17 vjeçari Elio Rraku i mori jetën dy turistëve italianë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano, ngjarje për të cilën atij i është caktuar masa e arrestit në burg.