Një 58-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi ka dhunuar me sende të forta vëllanë e tij. Siç njofton policia, në pranga ka përfunduar shtetasi M.P, i cili ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në fshatin Linas, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 58 vjeç, banues në fshatin Linas, Cërrik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.