Rivali i Safet Gjicit në zgjedhjet vendore të 14 majit, ka deklaruar së fundmi se gjatë fushatës i kanë ofruar një video kompromentuese të ish kryebashkiakut.
Admir Sinamati nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka thënë se e kishte refuzuar ofertën e qytetarit pasi është larg këtyre formave për të fituar garat politike.
Në një intervistë në Report TV, Sinamati ka deklaruar se për skandalin në fjalë nuk ka fare se çfarë të thotë, pasi ajo është tashmë në duart e prokurorisë.
“Sa për dijeni. Në javën e parë të fushatës më është prezantuar një qytetar, më ofroi një video komprometuese. I thashë nuk jam njeri që merrem përndjekje të personave, më tepër të rivalëve të tij. I thashë nëse ke diçka drejtohu organeve ligjzbatuese.
Unë me kundërshtarin tim kam një betejë politike. Materialin që më është ofruar atëherë nuk e kam parë. Jam larg këtyre formave. Ai person që më tha për videon ishte person i panjohur për mua.
Të them të vërtetën rezervohem në drejtën për të folur pasi qytetarët shqiptarë janë njohur me këtë aferë dhe sa kohë kjo çështje i takon hetimit dhe shqyrtimit në organet ligjzbatues se kam dëshirë të komentoj”, tha Sinemati.