Refuzoi të fejohej pa dëshirën e saj, si babai dhe vëllai rrahën barbarisht të renë në Vlorë, në ndihmë edhe dhëndri i ri i familjes

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me rastin e ndodhur në Vlorë ku një 29 vjeçare u dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj.

Ndërkohë mësohet se shkak për dhunën ndaj të resë nga tre burra, dy prej të cilëvë familjarët e saj ishte se 29 vjeçarja kishte refuzuar që të niste bashkëjetesën me 34 vjeçarin Armand Janka, me të cilin familja e kishte fejuar pa dëshirën e saj.

Rezistenca e saj solli jo vetëm dhunën nga i fejuari por dhe nga babai i saj Astrit Barjami dhe vëllai Erlind Barjami.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ndërhynë dhe parandaluan përshkallëzimin e dhunës. 3 burrat u vunë në pranga ndërsa vajza ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën ku ndodhi ngjarja, policia sekuestroi një armë gjahu dhe municion luftarak që i përkiste babait të vajzës, Astrit Barjami.