Në fokus të diskutimit në Forumin Strategjik të Bled të Sllovenisë, temë qëndrore ka qenë integrimi në BE. Prezentë në takim kanë qenë liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilët njëzëri mbajtën të njëjtin qëndrim si kryeministri shqiptar.
“Nuk besoj që në 2030 ne do jemi në BE, por të paktën në disa prej hapave… kjo do të ishte shumë mirë. Duhet të jenë edhe këto gjëra në proces, jo thjesht reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme por mbështetje sa më konsistonte, s’po flas vetëm financiare por edhe ndihmë në tregun e përbashkët. Gjithnjë e kam ditur që të punosh 50 vite falas për kundër Perëndimit Enver Hoxha ne na bëri më pro evropian dhe më pro amerikan se kushdo tjetër. Do të na duhen edhe 50 vite të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të mos jemi përkueshmërisht proevropian dhe properëndimorë. Kemi edhe 20 vite euro-optimizëm dhe shpresoj që deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin,”- tha Rama.
Bashkë me të sotmin, “Bled” numëron 18 Forume strategjike në total. Pjesëmarrës ishin 8 kryeministra mes tyre edhe Edi Rama, tre presidentë, presidentja e Këshillit të Europës, dhe 14 ministra të punëve të jashtme e të ftuar të nivelit të lartë.
Forumi Strategjik i Bledit është një platformë globale gjithëpërfshirëse për gjenerimin e ideve dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi shoqërinë bashkëkohore dhe të ardhmen e saj dhe ofron zgjidhje strategjike për problematikat më urgjente të momentit.
Te ngjashme
/ 1 min Më Parë