Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim së bashku me përfaqësuesin për Politikën e Jashtme të BE, Josep Borell .
Gjatë fjalimit është vendosur theksi tek progresi që Shqipëria ka bërë për të ecur drejt BE me negociatat. Gjithashtu Borrell ka falenderuar kryeministrin Edi Rama lidhur me përpjekjet që ky i fundit ka bërë për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës.
Borrell theksoi se të gjithë kanë humbur durimin dhe ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e përshkallëzimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.
“Të falenderoj ty kryeminsitër për përpjekjet dhe angazhimet tuaja për të gjetur një zgjidhje dhe e kam bërë të qartë që është qëndrimi palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës. Shtetet anëtare kanë humbur durimin para kësaj situate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.”, tha Borrell.
Nga ana tjetër Rama, tha se ka ardhur koha për shtensionim në veri të Kosovës pasi situata atje sipas tij ndikon negativisht tek rajoni.
“Ka ardhur koha për shtensionimin e situatës, e kemi përmendur disa herë këtë, por është bërë gjithmonë e më urgjente. Shqipëria është e angazhuar që të punojë me ju për të mos lejuar që kjo situatë të prekë rajonin në mënyrë negative. Ka ende shumë gjëra për të bërë. Nuk mund të lëmë që gjithçka të shembet sikur të ishte një kështjellë prej rëre”- tha ai.