“Rama ndaloi ‘Mora fjalë’ në stadium me urdhër të Beogradit”, Berisha komenton edhe deklaratën e SHBA: E shkruar nga dora e Yuri Kim

Kreu i PD, Sali Berisha është pyetur sot nga gazetarët lidhur me mesazhin e ambasadës amerikane në Tiranë, ku nënvizohej se SHBA nuk angazhohet me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

Jashtë dyerve të Kuvendit, Berisha tha se deklarata ishte sikur e kishte shkruar ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, më të cilën kreu i PD ka pasur përplasje.

“S’jam këtu për të diskutuar të shkuarën 5 nëntori u dha përgjigje, s’kam kohë për të harxhuar kohë për të shkuarën, për administratën që ikën s’mbetet kohë për të thënë para jush, s rri të komentoj tani të themi ato çfarë t’i thuash, atë sikur e kishte shkruar Kimi, ishte ndryshuar pak, por s’ka gjë”, tha Berisha në oborrin e Kuvendit për mediat.

Një ditë para mbledhjes së përbashkët mes dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ndaloi këngën “Mora fjalë” në stadium me urdhër të Beogradit, duke e cilësuar këtë një akt poshtërues. 

“Mund të ndalem edhe tek ndalimi që i bënë në stadium himnit të kuqezinjve  “Mora fjalë” që u shndërruar në himn të vërtetë të kuqezinjve. Zëvendësimi që pretendon Rama se i ka bërë me këngën tjetër shumë të bukur kushtuar Shqipërisë “Rrjedh në këngë e ligjërime”, janë dy këngë të ndryshme. Shqiëpria ka himnin aty se çdo ndeshje hapet me himnin kombëtar. Së dyti unë e dua shumë “Rrjedh në këngë e ligjërime”, por për tifozërinë është më lehtësisht e këndueshme “Mora fjalë”. “Mora fjalë”nuk ka asnjë fjalë që të nxisë konfliktualitet dhe armiqësi. Adem Jashari është kreshta e heroizmit botëror. Nuk ka komb tjetër që të ketë një Adem Jashar dhe t’i përkulesh Beogradit kur ai është kryeluftëtari i kombit, është akt shumë poshtërues”.Unë lexova një që e kishte paraqitur një zëdhënës i federatës, por në fakt ishte e Fugës, se unë ua njoh stilin këtyre fugistëve, është një akt i papërgjegjshëm sepse Shkurte Fejzën e ftuan vetë këta, ne e pamë në stadium.Edi Rama e ndaloi me urdhër të Beogradit. Pra janë këto tre momente që duan një përgjigje para se të mblidhet seanca e përbashkët në Prishtinë”- shtoi Berisha.