Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin hapës të Samitit të Bashkimit Europian, që po mbahet sot në Tiranë.
Para liderëve të BE-së dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor, Rama foli për sfidat me të cilat po përballet bota, si luftërat apo dhe sfidat ekonomike, ndërsa pati kritika dhe për BE-në, duke thënë se shumë premtime të unionit nuk janë mbajtur.
Ai pati dhe kritika mbi mekanizmin e dhënies së fondeve nga BE, ku tha se ky mekanizëm është i vjetëruar dhe shumë i ngadaltë.
“Në 2014 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan në Berlin shënuar një moment historik, gjatë këtyre 9 viteve kemi dëshmuar takime të panumërta dhe ne u bëmë pionier të iniciativave tona, duke reflektuar për këto 9 vite kemi përftuar mjaft përvojë, duke mësuar që të biem dakord që nuk biem dakord, mendoj që futja e kësaj fryme kombinimi në frymën e rajonit është një arritje, por duhet të theksoj se premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit, nuk janë realizuar plotësisht, demokracia pa infrastrukturë nuk funksionon, është për t’u përgëzuar Ursula dhe Varlehey që na ka shkunduar të gjithëve, dhe po ndërmarrim hapa domethënieve për ndryshime politike dhe ekonomike.
Procesi është penguar nga çështje afatgjata midis disa vendeve të rajoni. Mund të them që fqinjët tanë të BE-së kanë marrë mbi 4500 euro për frymë dhe vendet tona marrin 138 euro për frymë. Këto shifra janë një dëshmi e frikshme e një ndarje klasore që ka thelluar ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Evropës.
Në kuadër të planit të investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, investimet janë domethënëse. Por vetëm 10% janë grante dhe 90%, mekamnizmi i përqasjes ndaj tyre është i ngadalshëm dhe i vjetëruar. Nuk po kërkoj financime të barabarta me vbendet e BE-së, ajo çfarë po them që në këtë peisazh gjeopolitik që po zhvillohet shpejt, duhet veprim dhe më i shpejt”, tha Rama.