Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 20 vite burg për Redion Hysën, i akuzuar për vrasjen e policit Xhulio Prela, në orët e para të mëngjesit të 5 Dhjetorit 2020.
Redion Hysa u arrestua së bashku me kushëririn e tij në 28 Dhjetor të atij viti, pasi qëlluan me breshëri automatiku drejt një karburanti, kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen e policit.
Fillimisht mbi dy të rinjtë u ngritën akuzat e “Mbajtjes pa leje te armëve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me armë”, teksa u sekuestruan edhe 28 gëzhoja. Por pas kontrollit, rezultoi se pistoleta e e gjetur ne depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracën e shtëpisë se Redion Hysajt ishte përdorur për vrasjen e efektivit Xhuliano Prela.
Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajetë, efektivi i policisë. Madje ekspertët, shtojnë se edhe predha, që i ka marrë jetën punonjësit të policisë, është qitur pikërisht nga arma e gjendur në banesën e Redion Hysës.
Për këtë fakt, Hysa është njohur me rezultatin e ekspertimit balistik dhe gjetjen e armës në depozitën e ujit tek shtëpia e tij, por ai ka preferuar të mos flasë dhe mos japë asnjë shpjegim rreth provave të siguruara nga policia dhe prokuroria.