Prokuroria i kthen përgjigje KQZ-së: Fredi Kokoneshi dhe Qerim Ismailaj nuk preken nga dekriminalizimi

Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi dhe ai i Mallakastrës Qerim Ismailaj, kanë dalë të pastër nga hetimet e prokurorisë së Përgjithshme.

Kjo është përgjigja që kjo prookurori i ka kthyer Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, e cila kishte dërguar kërkesë për pastërtinë e figurës së dy kryebashkiakëve socialistë.

Të dy drejtuesit e bashkive ishin denoncuar nga opozita. Për Kokoneshin, opozita pretendonte se kishte qenë i dënuar në Itali ëpr tarfikim qeniesh njerëzore dhe prostitucion, ndërsa Ismailaj akuzohej se ka qenë i dënuar në Greqi.

Por pas hetimeve të prokurorisë, të dy kryebashkiakët kanë dalë të padënuar dhe mund të vijojnë të ushtrojnë detyrën.

Përgjigjet e Prokurorisë:

Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vendimin Subjekti vetëdeklarues Fredi Pandi Kokoneshi, me detyrë, kryetar i Bashkisë Divjakë, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Deklarues, Z. Qerim Ismail Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër, Qarku Fier, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.