Truprojat dhe shoferët e Prokurorëve të posaçëm, agjentëve te BKH dhe anëtarëve të Gjykatës së Posaçme, do të përfitojnë rritje rrogë.
Sipas projektvendimit, dukë qenë se puna e tyre ka një natyre të veçantë, është menduar një stimulim në pagën mujore. Nga kjo rritje përfitojnë edhe efektivët e Gardës që shërbejnë për Presidentin, Kryetaren e Kuvendit, kryeministrin, zv.kryeministrin dhe ministrat.
Nga kjo rritje e natyrës së veçantë, sipas vendimit përfitojnë 228 punonjës të Gardës së republikës.
•10 000 leke në muaj rritje të pagës për 45 punonjës të Gardës në shërbim të Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe ministrave;
•12 500 lekë në muaj rritje të pagës për 19 punonjës të Gardës në shërbim të Prokurorit të Përgjithshëm, Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm;
•10 000 lekë në muaj rritje të pagës për 184 punonjës të Gardës në shërbim të ministrave, SPAK-ut, BKH-se dhe GJKKO-së.