Prokuroria e Tiranës i është drejtuar me një shkresë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në lidhje me zhbllokimin e aktivitetit të kompanisë “Sori-Al” pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë.
Organi i akuzës këkron sqarime sa i takon bllokimit dhe më pas zhbllokimit të aktivitet të kompanisë, që merrej me kateringun e ushqimit në Akademinë e Sigurisë.
Mësohet se Prokuroria ka sekuestrua kartelat e studentëve të helmuar dhe ia ka deleguar IML-së.
Në kërkesën e parë drejtuar AKU-së, Prokuroria kërkon t’i vendosen në dispozicion nga ky institucion, dokumentet nëse ka kryer më herët apo jo gjurmueshmërinë dhe kontrollin e ushqimit dhe produkteve.
Ndërkohë Prokuroria është në pritje të akt-ekspertizës zyrtare nga Mjekësia Ligjore për helmimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë.