Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i dënuar nga GJKKO për shkak të lidhjeve me anëtarë të krimit, është dekoruar për kontributin e tij në parti.
Vlerësimi është bërë në 35 vjetortin e themelimit të PS në qytetin e Durrësit, ku u zhvilluan disa aktivitete. Ndërkohë vlerësim për kontributin e tij në parti mori edhe Bardhyl Agasi, babai i Ergys Agasit, biznesmenit të shpallur në kërkim nga SPAK, për disa vepra penale.
Sa i takon Çyrbjes, ai la mandatin në 9 tetor të 2024-ës ndërsa u arrestua disa ditë më vonë me urdhër të SPAK.
Hetimet treguan se Ergys Çyrbjan e vendosën bandat e krimit në listën e sigurt të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit për zgjedhjet e vitit 2021.
Në nëntor të 2025-ës, ai u dënua me tre vite burg nga Gjykata e Posaçme për veprat penale të korrupsionit në zgjedhje, përkrahjes së krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, Çyrbja u dënua përfundimisht me 2 vite burg. Ndërkohë ai u lirua në shkurt të 2026-ës, pasi shleu dënimin e tij.
Ndërkohë një ditë më parë, ish-depitti u vlerësua për kontributin në parti.