Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 14 Shtator për seancën e parë ndja Fredi Belerit, i cili qëndron prej 4 muajsh në qeli, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon gjykimin e tij për korrupsion zgjedhor, nisur edhe nga përgjimet që kanë kryer ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Në këto përgjime, shihet sesi Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi japin 50 euro për çdo votë, ndërsa për personat që siguronin disa votues, kishte edhe shpërblim. Ndërkohë, korrupsioni nuk është e vetmja shkelje që ka bërë Fredi Beleri. Gjithashtu ai dhe Kokaveshi kanë ndërhyrë për t’u dhënë nënshtetësinë greke dy vajzave, të cilat do të votonin për Belerin.
Në 14 shtator Beleri pritet të jetë i pranishem në seancen paraprake, e cila do vendosë nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim. Më herët, Belerit ia kanë refuzuar 2 kërkesat për leje të veçantë dhe kërkesat për gjykim në gjendje të lirë.
Ai ka depozituar edhe 2 rekurse në Gjykatën e Lartë, ku kërkon që të shpallen të pavlefshme përgjimet ndaj tij dhe gjithashtu të shpallet i pavlefshëm arresti në flagrancë ndaj tij.